Ndërlidhjet

Obama: Sanksione të reja kundër Rusisë për “provokim”


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se sanksionet e reja ndërkombëtare kundër Rusisë janë të domosdoshme për t’i dërguar mesazh Moskës për ta ndalur destabilizimin e situatës në pjesën lindore të Ukrainës.

Duke folur sot në Kuala Lumpur të Malajzisë, në kuadër të turneut të tij nëpër Azi, zoti Obama tha se “është me rëndësi për ne që të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për dërgimin e mesazhit te Rusia”, dhe ka shtuar se “Rusia nuk e ka ngritur një gisht për të ndihmuar”, prej 17 prillit në Gjenevë, kur diplomatët e lartë të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje për uljen e tensioneve në Ukrainë.

Presidenti Obama tha se derisa Rusia nuk ndërmerr aksion për t’i kontrolluar forcat proruse në pjesën lindore të Ukrainës, “do të ketë konsekuenca dhe ato konsekuenca do të vazhdojnë të rriten”.

Këto komente Obama i bëri një ditë pasi grupi G7 ka shpallur rundin e ri të sanksioneve kundër Rusisë brenda disa ditësh.
XS
SM
MD
LG