Kryeministri i Koresë Jugore, Chung Hong-won, ka paraqitur dorëheqje për shkak të fundosjes së anijes, nga e cila kanë humbur jetën ose janë zhdukur më se 300 vetë.
Kryeministri sot i ka fajësuar “djajtë me rrënjë të thella” dhe korrupsionin në shoqëri, për këtë tragjedi dhe ka kërkuar falje se “nuk ishte në gjendje ta parandaloj këtë aksident dhe t’i përgjigjej atij në mënyrë përkatëse pasi ndodhi”.
Gjatë deklaratës së tij për dorëheqje, kryeministri Chung theksoi se “i ka parë dhembjet e familjeve që vuanin për humbjen e të dashurve të tyre dhe pikëllimin e zemërimin e opinionit”, kështu që si kryeministër duhet ta marrë gjithë përgjegjësinë.
Deri tash janë gjetur trupat e pajetë të 187 njerëzve, ndërsa 115 vetë ende konsiderohen të zhdukur.