Ndërlidhjet

OPCW: Siria ende i ka 8% të armatimit kimik


Sigrid Kaag
Sigrid Kaag
Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW) thotë se Siria ende i ka 8% të materilait të saj të deklaruar të armatimit kimik, pasi deri sot, kur ishte afati, nuk i ka dorëzuar të gjitha.

Sigrid Kaag, nga kjo organizatë, mëtutje në një konferencë për shtyp sot në Damask të Sirisë, tha se ajo ende shpreson se deri në afatin tjetër, më 30 qershor, do të plotësohet kompletimi i shkatërrimit të arsenalit të armatimit kimik të Sirisë.

Sipas marrëveshjes Shtetet e Bashkuara – Rusia, të arritur vitin e kaluar, Siria është pajtuar ta dorëzoj gjithë arsenalin e saj të armatimit kimik, deri më 30 qershor.
XS
SM
MD
LG