Ndërlidhjet

BE: Shtetasit e Moldavisë udhëtojnë pa viza në zonën Shengen


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Kishinev në Moldavi
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Kishinev në Moldavi
Shtetasit e Moldavisë, prej nesër, mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian pa viza. Ky vendim u bë në periudhën kur Bashkimi Evropian po lëvizë përpara për lidhje më të thella me shtetet e lindjes, në mënyrë që ato të kthehen kah Evropa e jo kah Rusia.

Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina synojnë lidhje më të afërta me BE-në, në kuadër të Partneritetit Lindor, që parasheh bashkëpunim më të ngushtë tregtar, edhe pa qenë shtet anëtar i BE-së.

Në përgjigje të krizës së Ukrainës, Bashkimi Evropian ka thënë se do ta përshpejtoj partneritetin dhe prej ditës së nesërme, të gjithë shtetasit e Moldavisë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë lirisht dhe pa viza në zonën Shengen të Bashkimit Evropian, ka njoftuar sot Komisioni Evropian.
XS
SM
MD
LG