Ndërlidhjet

SHBA dhe Filipinet nënshkruajanë marrëveshje të re të mbrojtjes


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet kanë nënshkruar sot një marrëveshje të re të mbrojtjes.

Gjatë vizitës së tij në Manila, presidenti amerikan Barak Obama, ka thënë se marrëveshja ka për qëllim forcimin e sigurisë rajonale dhe përshpejtimin e përgjigjeve ndaj fatkeqësive natyrore.

Marrëveshja sipas Obamës, nuk ka ndonjë qëllim kundërvënës ndaj Kinës.

Marrëveshja SHBA-Filipine do të jetë dhjetë vjeçare dhe konform saj, do të shtohen forcat ushtarake të SHBA-së në bazat bregdetare të Filipineve, duke përfshirë shfrtyëzimin e hapësirave për anije dhe avionë luftarakë.

Gjatë fjalimit të tij në Manila, Obama ka përmendur rëndësinë për arritjen e një marrëveshje paqësore rreth mosmarrëveshjeve territoriale mes Kinës dhe aleatëve të SHBA-së, Filipinet dhe Japoninë.
XS
SM
MD
LG