Ndërlidhjet

Bashar al-Assad rikandodon për president të Sirisë


Presidenti i Sirisë, BAshar al-Assad
Presidenti i Sirisë, BAshar al-Assad
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, e ka dorëzuar sot kandidaturën e tij, për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen gjatë muajit të ardhshëm.

Njoftimi për kandidturën e tij, është bërë publik nga zëdhënësi i parlamentit, Mohammed al-Lahham.

Votimet do të organizohen më 3 qershor, pavarësisht luftës civile që ekziston atje që nga marsi i vitit 2011të.

Nga konflikti tre vjeçar në Siri, deri më tani janë vrarë më shumë se 150 mijë persona.

Pjesa më e madhe e territorit sirian, nuk është nën kontrollin e qeverisë së atjeshme.

Assad, mandati i të cilit skadon më 17 korrik do të “luftoj” për ta mbajtur pozitën e të parit të shtetit kundër gjashtë kandidatëve, të cilët deri më tani e kanë shpallur kandidaturën.

Shumica nga gjashtë kundërshtarët e Bashar al-Assad, nuk janë të njohur.

Assad është emëruar president në vitin 2000, pas vdekjes së babait të tij Hefez.
XS
SM
MD
LG