Ndërlidhjet

Turchynov urdhëron hetim për plagosjen e kryetarit të Kharkivit


u.d. i presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov
u.d. i presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, e ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme dhe Sigurimin Shtetëror, që së bashku të hetojnë të shtënat që çuan në plagosjen e kryetarit të Kharkivit.

Kryetari i bashkisë së qytetit lindor Kharkiv të Ukrainës, Hennadiy Kernes, është qëlluar pas shpine nga një person i panjohur gjatë mesditës së sotme në Kharkiv.

Drejtopri i spitalit të kirurgjisë Valerij Bojko, ka bërë me dije se Kernes ka lëndime të rënda në disa organe.

I lënduari sipas mjekut, është pa vetëdije dhe se gjendja e tij shëndetësore është mjaftë e vështirë.

Protestuesit pro-rusë i kanë konfiskuar ndërtesat qeveritare në Krarkiv dhe qytetet të tjera lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG