Ndërlidhjet

SHBA-ja sanksionon 7 zyrtarë rusë e 17 kompani ruse


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar sot edhe shtatë zyrtarë të qeverisë ruse por edhe 17 kompani që janë të lidhura me presidentin rus Vladimir Putin.

Përmes një kumtese të lëshuar, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se masat përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e vizave për në SHBA por edhe kufizime të tjera rreth licencimit të komapnive që janë në shënjestër.

Në mesin e të sanksionuarve është Igor Sechin, që është njëri nga njerëzit më të besuar të preesidentit rus Vladimir Putin.

Sechin është kryetarë i gjigantit shtetëror të naftës Rosneft, dhe pas Putinit është personi i dytë më i fuqishëm i Rusisë.

Në mesin e zyrtarëve të sanksionuar është edhe ligjvënësi rus, Aleksei Pushko.

Në mesin e kompanive të sanksionuara nuk është ajo e naftës Gazprom që llogaritet të jetë kompania më e madhe e gazit në botë.

Sanksionimin e kësaj kompanie e kishin kërkuar disa ligjvënës amerikanë.

Sanksionet e sotme janë të tretat që kur Rusia në mënyrë të paligjshme e ka aneksuar gadishullin Krimeja.

Sanksionet janë paralajmëruar mëngjesin e sotëm nga Presidenti Barak Obama, i cili ka thënë se sanksionet do të vihen për për ta ndëshkuar Rusinë për shkak të dështimit të saj për në implementimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

Moska sipas Obamës, ka mundësi që në mënyrë paqësore ta zgjidhë konfliktin me Ukrainën, por se deri më tani, ajo nuk ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG