Ndërlidhjet

Gjermani: Pretendimet e Berlusconit – absurde


Pamje nga kryeqyteeti Berlin në Gjermani
Pamje nga kryeqyteeti Berlin në Gjermani
Qeveria e Gjermanisë i ka hedhur poshtë, duke i vlerësuar si “absurde”, pretendimet e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, se gjermanët nuk e pranojnë se kanë ekzistuar kampet e përqendrimit të udhëhequra nga nazistët.

Në një tubim partiak gjatë fundjavës, zoti Berlusconi tha se gjermanët besojnë se “kampet e përqendrimit kurrë nuk kanë ekzistuar”.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, u tha gazetarëve sot në Berlin se “pretendimet që ishin bërë janë aq absurde sa qeveria nuk do t’i komentoj”.

Në Gjermani mbahen ceremoni përkujtimore vjetore për të gjitha viktimat e Holokaustit, ndërsa mësimet e historisë i theksojnë fuqishëm krimet e kryera nga gjermanët kundër hebrenjëve dhe pakicave të tjera gjatë periudhës së nazizmit, raporton AP nga Berlini.

Dje, afro 2 mijë vetë në Berlin, dolën në rrugë për ta bllokuar një protestë nga Partia Kombëtare Demokratike e së djathtës ekstreme, e cila asnjëherë nuk ka arritur të fitoj vota të mjafuteshme për të hyrë në Parlamentin e Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG