Ndërlidhjet

Obama i takoi ushtarët amerikanë dhe filipinas


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, është takuar me ushtarët amerikanë dhe ata filipinas, gjatë qëndrimit të tij në Filipine, në kuadër të turneut katërditësh në Azi, që kishte për qëllim paraqitjen e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për aleatët rajonalë.

Në bazën Fort Bonifacio afër kryeqytetit Manila, ai u tha ushtarëve të tubuar se “thellimi i aleancës tonë është pjesë e vizionit tonë më të gjërë për Azi dhe Paqësor”.

Uashingtoni dhe Manila mbrëmë vonë e kanë nënshkruar një marrëveshjetë re për mbrojtje, për një periudhë 10 vjeçare, e cila u lejon qasje ushtarëve amerikanë në bazat në Filipine.

Obama tha se kjo marrëveshje nuk synon diçka kundërshtuese ndaj Kinës.

Gjatë vizitës së tij nëpër Azi, përfshirë Japoninë, Korenë Jugore dhe Malajzinë, presidenti Obama ka përsëritur disa herë se vendet e vogla nuk duhet të keqtrajtohen nga ato të mëdhat, që ishte një referencë e qartë ndaj Kinës.
XS
SM
MD
LG