Ndërlidhjet

SHBA: Kerry e tërhoqi komentin për “aparteidin” izraelit


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se e kishte zgjedhur fjalën e gabuar duke thënë se Izraeli mund të bëhet një shtet aparteid nëse nuk arrinë marrëveshje paqësore me palestinezët.

Në një deklaratë të mbrëmshme nga Departamenti amerikan i shtetit, ai tha se “nëse do ta kisha kthyer shiritin, do ta kisha zgjedhur një fjalë tjetër”, dhe ka shtuar se “nuk besoj, e as që ndonjëherë kam thënë, si publikisht ashtu edhe privatisht, se Izraeli është një shtet aparteid ose se synon të bëhet i tillë”.

Kjo deklaratë u bë, derisa anëtarët republikanë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe të grupeve proizraelite, thanë se Kerry duhet të kërkoj falje për raportimet se e ka përdorë fjalën “aparteid” te zyrtarët ndërkombëtarë, një një takim të mbyllur të Komisionit Tripalësh, më 25 prill.
XS
SM
MD
LG