Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 30 të vrarë


Pamje nga një tubim i mëparshëm në Khanaqin të Irakut
Pamje nga një tubim i mëparshëm në Khanaqin të Irakut
Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një tubim politik kurd, në pjesën lindore të Irakut, janë vrarë së paku 30 vetë dhe plagosur më se 50 të tjerë.

Ky sulm në qytetin Khanaqin, 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bagdad, ka ndodhur mbrëmë.

Viktimat ishin tubuar në këtë qytet me popullatë shumicë kurde për ta përshëndetur paraqitjen në televizion të presidentit të Irakut, Jalal Talabani, me kombësi kurde, i cili është i sëmurë prej fundit të vitit 2012 dhe gjendet në Gjermani për mjekim.

Ai është paraqitur duke votuar para zgjedhjeve parlamentare në Irak këtë javë.

Aktualisht, Iraku po ballafaqohet me rritje të dhunës para zgjedhjeve, që mbahen nesër, e që do të jenë të parat prej tërheqjes së ushtarëve luftarakë amerikanë në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG