Ndërlidhjet

BE: U publikuan emrat e 15 individëve të përfshirë në sanksione


Gjenerali Valery Gerasimov i përfshirë në listën e sanksioneve të BE-së
Gjenerali Valery Gerasimov i përfshirë në listën e sanksioneve të BE-së
Bashkimi Evropian sot i ka publikuar emrat e 15 individëve rusë të përshirë në sanksionet më të reja, për shkak të rolit të tyre në krizën e Ukrainës.

Në listë gjenden edhe gjenerali Valery Gerasimov, shef i shtamadhorisë së ushtrisë ruse, dhe gjenerali Igor Sergun, i identifikuar si shef i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë.

Në lisët, poashtu, gjenden edhe emrat e zëvendës kryeministrit të Rusisë, Dmitry Kozak, dhe i liderëve separatistë në Krime dhe në qytetet Kugansk dhe Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se në këtë listë gjenden personat që “i janë kërcënuar integritetit territorial, sovaranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”.
XS
SM
MD
LG