Ndërlidhjet

Minsk: Lukashenka dhe Putin – diskutime për Ukrainën


Putin (djathtas) dhe Lukashenka gjatë një takimi të mëparshëm
Putin (djathtas) dhe Lukashenka gjatë një takimi të mëparshëm
Kriza në Ukrainë pritet që të jetë njëra nga temat e bisedimeve të sotme ndërmjet presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Takimi parashihet të mbahet në margjina të Këshillit Suprem Ekonomik Euroaziatik në Minsk të Bjellorusisë.

Një zyrtar i lartë rus tha se Putin dhe Lukashenka do të diskutojnë për “çështjet kryesore të politikës së jashtme, në mesin e tyre edhe për situatën në Ukrainë”.

Në deklaratat e tij publike, Lukashenka e ka kundërshtuar ndarjen lindje-perëndim në Ukrainë dhe ka premtuar se Bjellorusia do të vazhdoj të qëndroj si aleat i fuqishëm i Rusisë.
XS
SM
MD
LG