Ndërlidhjet

Putin planifikon vizitë në Krime më 9 maj


Vladimir Putin (djathtas) dhe Dmitry Medvedev
Vladimir Putin (djathtas) dhe Dmitry Medvedev
Mediat e Rusisë raportojnë se presidenti Vladimir Putin, planifikon ta vizitoj për të parën herë Krimenë, prej se Moska e ankesoi këtë territor të Ukrianës, muajin e kaluar.

Gazeta Kommersant dhe faqja në Internet, Gazeta.ru, kanë raportuar se Putini planifikon të marrë pjesë në paradën ushtarake më 9 maj në Flotën e Detit të Zi të Rusisë në Sebastopol.

Parashihet se ai do të fluturoj në Krime, pasi ta udhëheq paradën e ushtrisë ruse në Moskë, me të cilën shënohet 69 vjetori i dorëzimit të Gjermanisë Naziste te forcat aleate në Evropë. Ky ishte edhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Raportohet se Putini d të shoqërohet nga kryeministri Dmitry Medvedev.
XS
SM
MD
LG