Ndërlidhjet

Gjermani: Ashpërsohen rregullat për azil për Ballkanin


Pamje e Berlinit
Pamje e Berlinit
Gjermania sot ka lëvizur në drejtim të ashpërsimit të rregullave për azilkërkuesit nga tri vende ballkanike, derisa po përmirësohet siguria në rajon.

Qeveria e ka miratuar propozim – legjislacionin që autoriteteve u mundëson deportim më të lehtë të azilkërkuesv nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina.

“Kjo vlenë për rastet në të cilat nuk ekziston kërcënimi i keqtrajtimit politik”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë, Steffan Seibert, duke theksuar se individët ende mund të bëjnë kërkesa, nëse ata i arsyetojnë shqetësimet e kthimit në shtëpi.

Në vitin 2013, serbët ishin grupi më i madh i azilkërkuesve me afro 18 mijë kërkesa, që ishte një rritje prej më tepër se 40%, në krahasim me vitin paraprak, ka njoftuar qeveria.

Pjesa më e madhe e kërkesave përfundimisht ishin refuzuar për arsye se keqtrajtimi, tortura, dhuna e rastit dhe trajtimi jonjerëzor, nuk ishin të zakonshme në Serbi.

Sipas propozimi – legjislacionit, ky fakt vlenë edhe për Maqedoninë dhe Bosnjë Hercegovinën, raporton AFP nga Berlini.

Qeveria gjermane po debaton edhe për mundësinë e zgjerimit të listës, që do t’i përfshinte edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.
XS
SM
MD
LG