Ndërlidhjet

Biden: Rusia mund të ballafaqohet me izolim në rritje


Joe Biden gjatë fjalimit të sotëm në Këshillin Atlantik në Uashington
Joe Biden gjatë fjalimit të sotëm në Këshillin Atlantik në Uashington
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, tha sot se Rusia duhet ta respektoj rendin ndërkombëtar, ose në të kundërtën, mund të ballafaqohet me “kosto në rritje” dhe “izolim në rritje”.

Mëtutje, në paraqitjen e tij në Këshillin Atlantik në Uashington, ai tha se nëse Rusia dëshiron të përfitoj nga rendi ndërkombëttar, ajo duhet ta respektoj rendin dhe rregullat.

Shtetet e Bashkuarra vazhdimisht kanë kërkuar nga Rusia që ta ndryshoj kursin në Ukrainë dhe t’i de-eskaloj tensionet.

Zoti Biden ka njoftuar se presidenti Barack Obama, do ta vizitoj Poloninë në muajin qershor, ndërsa gjatë turneut në Evropë, do të marrë pjesë edhe në samitin e grupit G7 në Bruksel, e në Francë do të marrë pjesën në shënimin e 70 vjetorit të zbarkimit të trupave aleate në Normandi, që u bë më 6 qershor 1944.
XS
SM
MD
LG