Ndërlidhjet

Yanukovych akuzohet për vjedhjen e 100 miliardë dollarëve


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të përgjithshëm të Ukrainës Oleh Makhnitskiy, e ka akuzuar ish-presidentin Viktor Yanukovych, për vjedhjen e rreth 100 miliadrë dollarëve nga shteti.

Kryeprokurori ka bërë me dije se sipas një kontrolli që iu është bërë të dhënave financiare gjatë kohës së veprimtarisë së Yanukovych, shihet se nga arka e shtetit mungojnë afro 100 miliardë dollarë.

Sipas informatave që ai i ka paraqitur, vetëm në Rusi nga fondi shtetëror i Ukrainës përkatësisht nga 100 miliardët për të cilat akuzohet ish-presidenti, janë dërguar 32 miliardë dollarë.

Një pjesë tjetër prej afro 68 miliardës, sipas Makhnitskiy, gjendet diku në bankat evropiane.

Kryeprokurori e ka pranuar se një pjesë e këtyre mjeteve të zhdukura janë përdorur edhe për të punësuar “rrugaqë” dhe për marrjen e masave ndaj protestuesve në Maidan.

Kryeprokurori e ka paraqitur ish-presidentin si një drejtues i një strukture mafioze, që shtrihet në qeverinë ukrainase, agjencitë e zbatimit të ligjit, prokurori dhe gjykata.

Yanukovych ka ikur nga Ukraina në fund të shkurtit.

Së fundi, ai është paraqitrur publikisht nga Rusia.
XS
SM
MD
LG