Ndërlidhjet

FH: Vendet euro-aziatike me më së paku liri të mediave


Ilustrim
Ilustrim
Sipas raportit të fundit të Freedom House për lirinë e mediave, vendet euro-aziatike vazhdojnë të kenë më së paku liri të mediave.

Freedom House në raportin e publikuar ka analizuar lirinë e mediave në 197 vende gjatë vitit 2013.

Sipas raportit, mediat në Rusi vazhdojnë të kenë liri të zymtë të shprehjes.

Raporti thekson se Rusia i ka mbajtur nën kontrollë të plotë mediat lokale.

Edhe në Ukrainë, liria e mediave ka rënie dhe kjo kryesusht për shkak të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilët kanë mbuluar protestat e fundit.

Bjellorusia, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Irani, janë në mesin e tetë vendeve me më së paku liri të mediave.
XS
SM
MD
LG