Ndërlidhjet

Policia turke shpërndanë protestuesit e 1 Majit


Ilustrim
Ilustrim
Policia turke ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që ishin mbledhur për të demonstriuar në sheshin Taksim të Stambollit, me rastin e 1 Majit.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, i kishte paralajmëruar organizatorët e demonstratës që të heqin dorë nga mbajtja e një takimi të tillë në Taksim, por aktivistët dhe sindikatat e majta, ishin zotuar se do ta injorojnë ndalimin që ua kishin vendosur autoritetet turke.

Qindra policë iu janë kundërvënë protestuesve të cilët po tentonin që të kalonin barrikadat e të hyjnë në sheshin simboli.

Kjo ishte edhe arsyeja, pse policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion.

Afro 40 mijë policë dhe dhjetëra kamionë më ujë por edhe automjete të blinduara,
janë vendosur sot në tërë Stambollin.

Përleshjet në mes të policisë dhe protestuesve në ditën e njëjtë të vitit të kaluar, u pësuan më vonë me protesta që tashmë konsiderohen si sfidat më të mëdha për sundimin dhjetë vjeçar të kryeministrit Erdogan.
XS
SM
MD
LG