Ndërlidhjet

Lavrov i bën thirrje OSBE-së që të organizoj takim mes Kievit dhe seperatistëve


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtën rus, Sergei Lavrov, i ka bërë thirrje OSBE-së që të organizoj bisedimet në mes të Kievit dhe seperatistëve pro-rus në juglindje të Ukrainës.

Lavrov tha sot për televizionit Rossiya 24 gjatë një vizite në Peru, se “Rusia beson që një dialog i tillë mund të organizohet në mes të autoriteteve në Kiev dhe kundërshtarëve të tyre në rajonet tjera të vendit, nën patronatin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”.

Ukraina në anën tjetër, e akuzon Rusinë se qëndron prapa veprimeve të seperatistëve pro-rusë, të cilët kanë marrë më shumë se dhjetë qytete në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG