Ndërlidhjet

Të plagosur dhe të arrestuar në Taksim të Stambollit


Stamboll, 1 maj 2014.
Stamboll, 1 maj 2014.
Forcat speciale të Turqisë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestues të mbledhur në Sheshin Taksim të Stambollit, me rastin e Një Majit.

Agjencia e lajmeve Anatolia thotë se disa demonstrues janë plagosur dhe së paku pesë prej tyre janë arrestuar.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të lejojë protestat, por paralajmërimi i tij është sfiduar nga sindikatat kryesore të vendit.

“Ne do të jemi në Taksim pavarësisht ndalesës joracionale dhe të paligjshme”, kanë thënë sindikatat të mërkurën përmes një deklarate të përbashkët.

Sipas mediave turke, rreth 40,000 policë do të jenë të vendosur në qytet gjatë gjithë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG