Ndërlidhjet

Mbi 30 civilë të vrarë në Alepo të Sirisë


Alepo - foto arkivi
Alepo - foto arkivi
Avionët luftarakë të Sirisë kanë goditur një treg të populluar në qytetin e Alepos, duke vrarë së paku 33 civilë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se në sulm janë plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Halak, në verilindje të Alepos, i cili kontrollohet nga rebelët.

Siria është në luftë civile për më shumë se tre vjet.

Mbi 150,000 njerëz thuhet se kanë vdekur në luftimet midis kryengritësve rebelë dhe forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG