Ndërlidhjet

SHBA: Obama dhe Merkel fokusohen në Ukrainë


Angela Merkel dhe Barack Obama
Angela Merkel dhe Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, takohen sot në Uashington, me ç’rast do të bisedojnë lidhur me situatën në Ukrianë.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy liderëve, prej se ka filluar kryengritja në Ukrainë dhe prej se Rusia e ka aneksuar territorin Krime të Ukrainës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se bisedimet do të përqendrohen në “dështimin e vazhdueshëm të Rusisë tu nënshtrohet përkushtimeve të saja nga marrëveshja e Gjenevës”.

Dje, kancelarja Merkel i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, që të ndihmoj në lirimin e 7 vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahen të rrëmbyer nga separatistët në qytin Sllovjansk në Ukrainë.

Në mesin e këtyre vëzhguesve gjenden edhe katër shtetas gjermanë.
XS
SM
MD
LG