Ndërlidhjet

NATO: Lavdërohen përpjekjet e Gjeorgjisë për anëtarësim


James Appathurai në Tbilisi
James Appathurai në Tbilisi
Zyrtari i lartë i NATO-s, James Appathurai, i ka lavdëruar përpjekjet e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit eventual në aleancë dhe tha se NATO-ja po i analizon “hapat e ardhshëm” për ta sjellur këtë vend “edhe më afër” NATO-s.

Zoti Appathurai, që është përfaqësues special i sekretarit të prëgjithshëm të NATO-s, për rajonin e Kaukazit dhe të Azisë Qendrore, tha se “Gjeorgjia vazhdon të përmirësohet” për shkak të “punës së madhe”.

Sipas tij, “ajo që thotë ose bënë Rusia, nuk do të ndikoj në vendimin tonë” lidhur me politikën e pranimit në NATO.

Këto komente ai i bëri dje në kryeqytetin Tbilisi në Gjeorgji.

Zyrtarët e lartë të Gjeorgjisë kanë thënë se anëtarësimi në NATO është prioritet i politikës së tyre të jashtme për disa vite.
XS
SM
MD
LG