Ndërlidhjet

Tatarstani dëbon një shtetas amerikan


Ilustrim
Ilustrim
Një qytetar amerikan që po punonte për një organizatë joqeveritare është dëbuar nga republika ruse e Tatarstanit.

Mediat në Tatarstan bëjnë me dije se punonjësi i Këshillait Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, është dëbuar më 30 prill, për shkelje të kushteve të vizës.

Për deportimin e amerikanit me mbiemrin Jackson, sipas mediave në Tatarstan, ka vendosur një gjykiatë në qytetin Kazan.

Para se të deportohej, ai është arrestuar më 18 prill edhe që nga kjo datë është mbajtur në një qendër paraburgimi.

Këshilli Amerikan vepron në ish-Bshkimin Sovjetik për vite të tëra, dhe i ka ndihmuar të rinjtë dhe dijetarët lokalë, që të shkollohen në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG