Ndërlidhjet

Shtohen tensionet në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim
Tensionet janë shtuar në gjithë Ukrainën lindore pas ofensivës ushtarake të nisur sot nga autoritetet e Kievit, me qëllim të rimarrjes së qytetit Slovyansk.

Rusia e cila i ka të vendosura 40 mijë trupa ushtarake në kufirin e saj më Ukrainën, ka thënë se përdorimi i forcës nga Kievi “kundër popullit të vet”, do të çojë në një katastrofë.

Ministri i brendshëm ukrainës Arsen Avakov ,tha sot se qëllimi i ofensivës është që ti detyrojnë seperatistët pro-rusë që të lirojnë pengjet e marra, të dorëzojnë armët si dhe ti lirojnë ndërtesat administrative.

Ai i ka përshkraur forcat seperatiste pro-ruse, si mercenarë profesional.

Të pakten tre persona janë vrarë në betejën për të marrë nën kontrollë qytetin Slovyansk.

Në mesin e viktimave janë dy pilotë të helikopterëve ukrainas të cilat u qëllian nga forcat seperatiste pro-ruse.

Një zëdhënës i forcave seperatiste ruse në Slovyansk, i tha Radios Evropa e Lirë se shumë seperatistë janë vrarë por nuk ka treguar se sa është numri i të vrarëve.

Shërbimi Ukrainas i Sigurimit Shtetëror ka thënë se një pilot tjetër ukrainas është marrë rob nga seperatistët në Slovyansk.

Pas katër orë të luftimeve që kanë nisur para agimit të sotëm, operacioni i forcave ukrainase është ngadalësuar.
XS
SM
MD
LG