Ndërlidhjet

Qindra të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet afgane dyshojnë për qindra të vdekur nga rrëshqitja e dheut që ka ngjarë në verilindje të Afganistanit.

Rrëshqitja e dheut ka ngjarë sot në një lagje në verilindje të provincës Badakhshan.

Guvernatori i kësaj province Shah Waliullah Adeeb, ka bërë të ditur se më shumë se 2 mijë persona janë zhdukut nga shembja e dheut e cila e ka shkatërruar fshatin Hobo Barik.

Guvernatori ka njoftuar se ekipet e shpëtimit po punojnë por sipas tij, nuk kanë pajisje të mjaftueshme.

“Ne nuk kemi lopata të mjaftueshme dhe kemi nevojë për më shumë makineri”, ka thënë Adeeb.

Ndihmat në Kabul për ti shpëtuar njerëzit, nuk pritet të arrijnë para ditës së nesërme.

Pesë persona kanë vdekur si rezultat i shirave të mëdha në tërë Afganistanin verior që kanë ngjarë gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG