Ndërlidhjet

Vazhdon ofensiva e Ukrainës në lindje


Odesa, 2 maj 2014
Odesa, 2 maj 2014
Ukraina ka thënë se operacionet ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në lindje të vendit kanë vazhduar edhe sot.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka thënë se trupat kanë marrë kontrollin e qytetit Kramatorsk.

Ky i fundit ndodhet pranë Sllovianskut, ku separatistët pro-rusë, të premten, kanë rrëzuar dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës.

Gjithashtu të premten, në qytetin e Odesës janë vrarë mbi 30 persona në luftimet midis pro-rusëve dhe grupeve që mbështesin qeverinë në Kiev.
XS
SM
MD
LG