Ndërlidhjet

Lirohen vëzhguesit e rrëmbyer të OSBE-së


Slloviansk, Ukrainë
Slloviansk, Ukrainë
Një grup prej shtatë vëzhguesve të OSBE-së dhe ndihmësve të tyre ukrainas, të cilët janë mbajtur nga forcat pro-ruse në Slloviansk të Ukrainës, janë liruar.

Vladimir Lukin, i dërguar special i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se “të 12 njerëzit në listë janë liruar”.

Ekipi i vëzhguesve është rrëmbyer më 25 prill.

Ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar nga Putini që të ushtrojë ndikimin e tij te pro-rusët, për të liruar vëzhguesit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG