Ndërlidhjet

Dhunë në Irak, pesë policë të vrarë


Irak - foto arkivi
Irak - foto arkivi
Pesë policë irakianë janë vrarë në një sulm vertëvrasës në veri të Bagdadit.

Sulmi ka ndodhur saktësisht në një postbllok pranë qytetit Dujail dhe ka plagosur edhe gjashtë njerëz të tjerë.

Dhuna në Irak është rritur ndjeshëm në kohët e fundit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 8,868 njerëz janë vrarë vitin e kaluar.

Këto janë shifrat më të larta të të vrarëve që nga kulmi i luftës sektare më 2007-2008.
XS
SM
MD
LG