Ndërlidhjet

Arrin në 23 numri i të vrarëve në Hama të Sirisë


Hama, Siri - foto arkivi
Hama, Siri - foto arkivi
Aktivistët sirianë thonë se numri i të vrarëve nga shpërthimi i dy makinave bomba, të premten në provincën Hama, ka arritur në 23.

Raportet e mëhershme, ndërkaq, kanë folur për 18 të vrarë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se numri i viktimave pritet të rritet.

Në mesin e të vrarëve janë edhe 14 fëmijë.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka fajësuar “terroristët” për sulmet – term që përdor për rebelët që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG