Ndërlidhjet

Në Homs të Sirisë vazhdon armëpushimi


Homs, Siri - foto arkivi
Homs, Siri - foto arkivi
Zyrtarët sirianë dhe aktivistët lokalë thonë se armëpushimi midis qeverisë dhe luftëtarëve rebelë në Homs është duke u mbajtur, porse tërheqja e rebelëve nga qyteti nuk ka nisur ende.

Guvernatori i Homsit, Talal al-Barazi, i ka thënë agjencië AFP se negociatat “për të pastruar qytetin nga armët dhe njerëzit e armatosur” kanë arritur fazën finale.

Më 2 maj, përfaqësuesit e qeverisë dhe të rebelëve kanë arritur armëpushim në Homs.

“Qëllimi është të arrihet një zgjidhje paqësore, e cila sjell siguri dhe institucione qeveritare”, ka thënë Barazi.

Forcat qeveritare kanë dëbuar rebelët nga Damasku dhe pjesa qendrore e Sirisë, por pjesë të mëdha të vendit mbeten ende jashtë kontrollit të qeverisë.
XS
SM
MD
LG