Ndërlidhjet

Kerry kërkon më shumë demokraci në Afrikë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se vendet afrikane duhet të ofrojnë siguri dhe demokraci më të madhe për njerëzit e tyre.

Duke folur në një takim të liderëve të rinj afrikanë dhe diplomatëve të huaj në Adis Ababa, ai po ashtu ka inkurajuar afrikanët në gjithë kontinentin që të kërkojnë stabilitet dhe zhvillim financiar.

AP citon Kerryn të ketë bërë thirrje për zgjerim të investimeve amerikane në Afrikë, duke thënë se Afrika ka burime natyrore dhe kapacitete.

Kerry ndodhet në një turne afrikan. Ai ka arritur në Etiopi nga Sudani Jugor, ku të premten u ka bërë thirrje liderëve dhe rebelëve që t’iu japin fund luftimeve.
XS
SM
MD
LG