Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov bisedojnë për Ukrainën


Kerry dhe Lavrov - foto arkivi
Kerry dhe Lavrov - foto arkivi
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë folur në telefon për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.

Kerry ka mirëpritur lirimin e shtatë vëzhguesve të OSBE-së, të cilët janë mbajtur peng nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, por ka thënë se është e rëndësishme që Rusia të tërheqë mbështetjen për separatistët që kanë uzurpuar ndërtesa qeveritare gjetkë në lindje.

Lavrov, nga ana e tij, i ka thënë Kerryt se Uashingtoni duhet të përdorë ndikimin te Kievi për të ndaluar ofensivën ushtarake kundër rebelëve.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për një rol më të madh të vëzhguesve të OSBE-së, në përpjekje për të zbatuar Marrëveshjen e Gjenevës.
XS
SM
MD
LG