Ndërlidhjet

Tragjedia në Korenë J.: 244 të vdekur


Kore e Jugut
Kore e Jugut
Numri i konfirmuar i të vdekurve nga mbytja e anijes në Korenë e Jugut ka arritur në 244, bëjnë të ditur autoritetet.

Presidentja jugkoreane, Park Geun-hye, ka takuar sot të afërmit e viktimave, të cilëve u ka premtuar se përgjegjësit për tragjedinë do të ndëshkohen rëndë.

Anija është fundosur më 16 prill, me 476 njerëz në bord – 174 janë shpëtuar, ndërsa 58 mbeten të zhdukur.

Prokurorët thonë se pronari i anijes ka injoruar paralajmërimet e sigurisë dhe ka lejuar që anija të mbingarkohet.
XS
SM
MD
LG