Ndërlidhjet

Rinisin bisedimet për programin bërthamor të Iranit


Ilustrim
Ilustrim
Ekspertët bërthamorë nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, do të fillojnë sot në New York, bisedimet një javore që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshje afatgjate, e cila ia kufizon Iranit programin bërthamorë dhe i lehtëson shqetësimet e perëndiumit se Teherani po përpiqet të prodhoj armë bërthamore.

Negociatorët nga Irani, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë afatin deri më 20 korrik që të arrijnë një marrëveshje.

Ky afat është caktuar bazuar në një marrëveshje të përkohshme të nëntorit të kaluar, rreth programit bërthamor të Oranit.

Shpresat për një marrëveshje janë shtuar qysh një ditë më parë, kur Irani ka bërë me dije se do të lejojë një vizitë gjatë kësaj jave, të inspektorëve bërthamorë ndërkombëtarë.

Behrouz Kamalvandi, zëdhënës për programin bërthamorë të Iranit , ka njoftuar se inspektorët e Agjencisë Nukleare Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, më 5 dhe 6 maj, do të vizitojnë një minierë uraniumi dhe një që përpunon uranium, në qytetet Ardakan dhe Yazd.
XS
SM
MD
LG