Ndërlidhjet

KB: 500 të vdekur nga shembja e dheut në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët e Kombere të Bashkuara kanë parashikuar se numri i të vdekur si rezultat i shembjes së dhëut në një fsht në verilindje të Afganistanit, mund të arrijë në 500 veta.

Mijra persona janë të zhdukur në fshatin Aab Bareek nga shembja e dheut që ka ngjarë më 2 maj, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se numri i të vdekurve, mund të jetë 2 mijë e 700 persona, sa edhe konsiderohen të zhdukur aktualisht.

Por numri i saktë nuk dihet ngase shumë viktima, si rezultat i shembjes së dheut, kanë hyrë shumë metra nën dhe.

Zëvendësguvernatori i provincës Badakshan, thotë se kërkimi për të mbijetuarot është i paaritshëm pa pajisje të mëdha për mihje.

Autoriteti Kombëtar për Menagjimin e Fatkeqësive në Afganistan, ka paralajmëruar rrezikun e shembjeve të reja të tokës.

Afganistani, më 4 maj, ka qenë në zi për shkak të qindra viktimave.
XS
SM
MD
LG