Ndërlidhjet

Kryetari i Dumës ruse, viziton Beogradin


Sergei Naryshkin
Sergei Naryshkin
Kryetari i Dumës ruse, Sergei Naryshkin, e ka planifikuar një vizitë dy ditore në Beograd, duke filluar nga dita e sotme.

Asambleja ruse përmes faqes zyrtare, ka bërë me dije se Naryshkin gjatë vizitës së tij në Beograd,do të takohet me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojkovic.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga jeta kulturore, përfaqësues nga muzetë por edhe nga arkivat e Serbisë.

Naryshkin gjatë ditës së nesërme pritet të marrë pjesë në hapjen e forumit “Dialogu i Ballkanit 2014”, që do të mbahet në Beograd.

Në këtë forum, pritet të marrin pjesë edhe parlamentarë evropanë, analistët politik dhe ekspertët e qështjes së Ballkanit.

Gjatë vizitës në Serbi, Naryshkin, do të takohet edhe me disa deputetë të parlamentit të Serbisë
XS
SM
MD
LG