Ndërlidhjet

SHBA dhe Filipinet, stërvitje të përbashkëta ushtarake


Ilustrim
Ilustrim
Mijëra trupa amerikane dhe nga Filipinet i kanë filluar sot ushtrimet dhjetë ditore ushtarake.

Rreth 3 mijë ushtarë nga Filipinet dhe 2 mijë e 500 personel ushtarak i SHBA-ve, po marrin pjesë në stërvitjet vjetore.

Sekretari i jashtëm i Filipineve Alvert del Rosario, tha se manovrat ushtarake janë të nevojshme në këtë kohë.

Filipinet dhe Kina janë të përfshira në një konflikt territorial në lidhje me potencialet e naftës në detin e Kinës jugore.

Ushtriemt ushtarake kanë filluar një javë pasi që presidenti amerikan Barak Obama, gjatë vizitës në Manila, e ka siguruar qeverinë e Filipineve, për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG