Ndërlidhjet

Vdes kryeprotagonistja e filmit “Ana Karenina”


Ilustrim
Ilustrim
Aktorja ruse Tatyana Samoilova, e njohur për rolet që i ka pasur në filmat “Anna Karenina” e “The Cranes are flying”, ka vdekur sot, pak pasi që ka mbushur të 80-tat.

Bashkimi rus i kinemave, ka njoftuar se Samoilova ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme në një spital në Moskë, ku po kurohej për shkak të problemeve që kishte me zemër.

Samoilova ishte bërë e famshme për rolin e Veronikës që e kishte luajtur në filmin “The Cranes are Flying”, një histori tragjike e një dashurie që ishte ndërprerë si rezultat i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Filmi ishte një sukses i madh në Bashkimin Sovjetik.

Filmi ishte shpërblyer me Palmën e Artë në Festivalin e Kanës në vitin 1958.

Ky ishte filmi i parë dhe i fundit rus që e ka marrë një çmim kaq prestigjioz.

Samilova në Kanë kishte marrë “vëmendje të veqantë”, për punën e saj.

Ajo më pas ishte bërë e njohur edhe për rolin kryesor në filmin “Ana Karenina” në vitin 1967.
XS
SM
MD
LG