Ndërlidhjet

Ukraina konfirmon katër trupa të vrarë e 30 të plagosur


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se katër trupa ukrainase janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur në afërsi të qytetit lindorë Slovyansk, në lindje të Ukrainës, si rezultat i luftimeve të ashpra që kanë ngjarë sot në këtë qytet të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

Ministria e brendshme ukrainase tha se militantët po përdornin civilët si mburoja ndërsa të tjerët po gjuanin nga shtëpitë.

Ministria ka njoftuar se ka edhe viktima civile, por ende nuk dihet se sa është numri i tyre.

Ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov, tha sot se trupat qeveritare janë përballur me rreth 800 militantë të cilët sipas autoriteteve ukrainase, po përdornin armë të rënda.

Slovyansk, një qytet me 140 mijë banorë, është bërë fokus i kryengritjeve të armatosura.
XS
SM
MD
LG