Ndërlidhjet

Thaçi: FAK do të jetë forcë profesionale dhe shumetnike


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti.

Në takim është biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Kryeministri Thaçi, me këtë rast, ka siguruar ministren Pinotti se Forca e Armatosur e Kosovës “do të jetë një forcë profesionale, shumetnike dhe e bazuar në standardet e NATO-s”, bën të ditur njoftimi nga Kryeministria.
XS
SM
MD
LG