Ndërlidhjet

Jeta e Tatyana Samoilovas

Aktorja ruse Tatyana Samoilova, e njohur për rolet që i ka pasur në filmat “Anna Karenina” e “The Cranes are flying”, ka vdekur të hënën, pak pasi që ka mbushur të 80-at. Bashkimi rus i kinemave, ka njoftuar se Samoilova ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme në një spital në Moskë, ku po kurohej për shkak të problemeve që kishte me zemër. Samoilova ishte bërë e famshme për rolin e Veronikës që e kishte luajtur në filmin “The Cranes are Flying”, një histori tragjike e një dashurie që ishte ndërprerë si rezultat i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG