Ndërlidhjet

Lavrov dhe Deshchytsya takohen në Vjenë


Pamje nga një takim i mëhershëm pë krizën në Ukrainë
Pamje nga një takim i mëhershëm pë krizën në Ukrainë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchytsya, ndodhen në Vjenë, për një takim të Komitetit të Këshillit të Evropës, i cili pritet të dominohet nga kriza në Ukrainë.

Moska refuzon të njohë qeverinë e re të Kievit, të mbështetur nga Perëndimi.

Hera e fundit kur janë takuar Lavrov dhe Deshchytsya ka qenë më 17 prill në Gjenevë, kur edhe është arritur marrëveshja për shtensionimin e krizës në Ukrainë.

Kjo marrëveshje nuk ka gjetur ende zbatim.

Takimin e sotëm në Vjenë pritet ta ndjekin rreth 30 minitra të jashtëm nga Këshilli i Evropës.
XS
SM
MD
LG