Ndërlidhjet

Moldavia vë forcat e saj në gjendje gatishmërie


Moldavi - foto arkivi
Moldavi - foto arkivi
Moldavia ka vendosur forcat e saj kufitare në gjendje gatishmërie, duke përmendur përkeqësimin e sigurisë dhe përshkallëzimin e dhunës në Ukrainën fqinje.

Liderët moldavë kanë marrë këtë hap pasi Kievi ka dërguar trupa speciale në Odesa dhe pas luftimeve në lindje të Ukrainës, në të cilat kanë humbur jetën ushtarë ukrainas dhe separatisë pro-rusë.

Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, kryeministri Iurie Leanca dhe kryetari i parlamentit, Igor Corman, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se forcat e sigurisë të Moldavisë janë urdhëruar që të marrin të gjitha aksionet e nevojshme për të siguruar rendin publik brenda vendit.

Ata po ashtu kanë përsëritur mbështetjen e Moldavisë për integritetin territorial të Ukrainës.

Moldavia ka rreth 1,500 trupa ruse të pozicionuara brenda rajonit të saj separatist, Transdniester.

Separatistët në Transdniester së fundmi kanë kërkuar të bashkohen me Rusinë.
XS
SM
MD
LG