Ndërlidhjet

Militantët talibanë sulmohen në një treg të Pakistanit


Pakistan
Pakistan
Raportet nga pjesa veriperëndimore e Pakistanit thonë se së paku dy militantë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmi me bombë në një rajon finsor, pranë kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thonë se bomba është shpërthyer me telekomandë, derisa militantët talibanë kanë qenë duke vizituar një treg në Miranshah – qytetin kryesor në Vaziristanin Verior.

Burimet e militantëve kanë konfirmuar sulmin dhe kanë thënë se të vrarët kanë qenë anëtarë të fraksionit Tehreek-e-Taliban, që udhëhiqet nga Mullah Fazlullah.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por, luftimet midis fraksioneve të ndryshme talibane kanë çuar në vdekjen e dhjetëra njerëzve në rajon.
XS
SM
MD
LG