Ndërlidhjet

Ukraina rimerr portin në Mariupol


Ilustrim
Ilustrim
Mediat ukrainase kanë bërë me dije se forcat e Ukrainës e kanë rimarrë hyrjen në portit lindor të Mariupolit, dhe atë pas luftimeve të ashpëra që janë zhvilluar me militantët pro-rusë gjatë natës së mbrëmshme.

Televizioni ukrainas Channel 5, ka njoftuar se Garda Kombëtare e ka marrë ndërtesën teksa i ka detyruar seperatistët që të dalin në rrugë, të cilët aty kanë djegur goma.

Trafiku ka qenë i bllokuar ndërsa është liruar në orët e hershme të mëngjesit.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax e ka cituar një burim nga grupi pro-rus në Mariupol, i cili ka konfirmuar se bashkia e këtij qyteti tashmë është nën kontrollin e forcave të Ukrainës.

Seperatistët kanë thënë se forcat ukrainase në lindje i kanë arrestuar 11 persona, të cilët po bënin fushatë për mbajtjen e një referendumi me 10 ma,j për ta pavarësuar këtë rajon nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG