Ndërlidhjet

AI reagon ndaj dënimeve në Azerbajxhan


Ilustrim
Ilustrim
Organizata Amnesty International i ka kritikuar autoritetet në Azerbajxhan për shkelje të të drejtave të njeriut në Baku.

Sipas një deklarate të lëshuar në ditën kur një gjykatë e atjeshme i ka dënuar tetë aktivistë të lëvizjes rinore Nida me 6 deri në 5 vite burgim, thuhet se “ky vendim është një fyerje për të drejtat e njeriut”.

Tetë aktivistë të organizatës Nida janë gjetur fajtorë se kanë organizuar protesta anti-qeveritare por edhe për veprat penale të posedimit të armëve e të drogave ilegale.

Përkrahësit e aktivistëve kanë protestuar të martën para gjykatës, ndërsa gjatë protestës janë përleshur me policinë e atjeshme.

Policia i ka shpërndarë me dhunë protestuesit ndërsa ka arrestuar 26 sosh, duke përsfhirë edhe një gazetar.
XS
SM
MD
LG