Ndërlidhjet

Putin “mbështet” zgjedhjet në Ukrainë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, të parapara më 25 maj, janë një hap në drejtim të duhur.

Por, ai ka thënë se votimet nuk do të vendosin për asgjë nëse nuk mbrohen të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Putin po ashtu u ka bërë thirrje aktivistëve pro-rusë në juglindje të Ukrainës që të shtyjnë referendumet e planifikuara për këtë fundjavë.

Komentet e tij vijnë në kohën e tensioneve të larta midis Moskës dhe Kievit, si dhe aleatëve të këtij të fundit, për krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG